Pema më e pazakontë është vendosur në aeroportin e këtij qyteti dhe arsyeja është e dukshme!
Written by Radio Travel on 13/12/2019
Një pemë Krishtlindjesh e bërë me thika, gërshërë dhe armë artificiale është vendosur në aeroportin e Vilniusit , për tiu kujtuar udhëtarëve se siguria vjen e para. Pema e vendosur në hollin e aeroportit është një metër e gjysmë e lartë.”Nëse nuk dëshironi që bagazhet tuaja të ndaluara të vendosen në pemën tonë vitin e ardhshëm, bëni mirë t’i rikontrolloni ato para se të bëni fluturimin e radhës”, kanë deklaruar zyrtarët e aeroportit. Sipas statistikave aeroporti i Vilniusit ka pritur 4.6 pasagjerë këtë vit.