Pekini prezanton trenin nenujor!

Written by on 29/11/2018

Pekini sapo ka bere te ditur nje projekt se do te ndertoje rrugen e pare te trenit nenujor ne Kine. Linja do te lidhe Ningbo, nje port ne qytetin jugor te Shangait, ne Zhoushan, nje arkipelag jashte bregut lindor. Propozimi i tunelit nenujor do te jete pjese e planit hekurudhor Yong-Zhou prej 77 kilometrash ne menyre qe te nxise turizmin si dhe per te pershkruar nje rruge prej dy –oresh ne provincen e Zhejiang. Brenda linjes hekurudhore prej 77 km ose (47.8 milje), do te rindertohet rreth 70.92 km rruge, duke perfshire nje seksion prej 16.2 km nenujore. Rruga e re, qe lidhet me rrjetin hekurudhor ekzistues te shpejtesise se larte ne Kine, do te transportoje udhetaret nga Hangzhou – kryeqyteti i Zhejiang – ne Zhoushan ne 80 minuta. Udhetimi aktual zgjat rreth 4.5 ore me autobus ose nje makine do ta pershkoje rrugen ne 2.5 ore.Perveç tunelit nenujor, do te ndertohet nje ure rrugore-hekurudhore per te lidhur pjeset e arkipelagut. Me nje çmim prej 3.6 miliarde dollare, projekti pritet te filloje vitin e ardhshem dhe do te perfundoje ne vitin 2025.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist