PE thote PO, Etias ne fuqi prej vitit 2021!
Written by rt on 09/07/2018
Parlamenti Europian i ka thene PO hyrjes ne funksion ne vitin 2021 te sistemit Etias. Sistemi i ri i informacionit dhe autorizimit te udhetimeve perfaqson ekuivalentin europian te Esta-s ne Amerike. Perpara se te hyne ne vendet e Bashkimit Europian qytetaret ekstrakomunitar te me shume se 60 vendeve te cilet nuk kane nevoje per vize do te duhet te pajisen ne kete rast me nje autorizim duke plotesuar nje formular elektronik me te dhenat personale dhe dokumentat e udhetimit. Pas verifikimit te te dhenave nga sistemi procesi i marrjes se autorizimit do te zgjase me pak se 10 minuta dhe do te kushtoje 7 euro per personat nga 18 ne 70 vjec. Sistemi eshte parashikuar per te mos lejuar hyrjen ne vendet e BE te personave te dyshimte qe mund te paraqesin rrezik per vendet e unionit.