Pavarësisht pandemisë, Italia nuk harron të nisë “Sanremon”!
Written by Radio Travel on 04/03/2021
Ka nisur në kushte krejt të veçanta festivali i njohur i muzikës italiane “Sanremo 2021”. Evenimenti i njohur muzikor po zhvillohet pa spektatorë dhe me 3 juri paralele të cilat janë prezente virtualisht.
Për 5 ditë me radhë do të prezantohen 26 këngë, për të zgjedhur në fund këngën më të mirë italiane për vitin 2021./radiotravel.al