Paul Pogba “del” në ankand!

Written by on 01/05/2019

 

 

Këpucët dhe fanella e kampionit botëror të futbollit Paul Pogba u shitën për 37 mije euro  në një ankand të organizuar nga shtëpia e ankandeve Christie’s. Këpucët që kampioni mbajti veshur më 15 korrik 2018 në finalen e Botërorit u shitën për 30 000 euro. Ndersa fanella e Pogbas që mbante të veshur për ndeshjen Francë-Holandë në 2017, e rëndësishme për kuafikimin në Kupën e Botës u shit për 3 000 euro. Në fund, një top i Ligës së Kampioneve me autografin e Paul Pogba u shit për 300 euro. Të gjitha fondet e mbledhura do t’i dhurohen shoqatës ”Les Etoiles de la source” e cila punon  për integrimin nëpërmjet sportit të të rinjve nga mosha 12 deri në 25 vjeç të cilët kanë probleme sociale.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist