Pastor Akil Pano: Krishtlindja është shumë domethënëse në këtë periudhë pandemie!
Written by rt on 24/12/2020
I ftuar sot në mëngjes në “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte Pastor Akil Pano. Në prag të Krishtlindes, Pastori foli për frymën e kësaj feste dhe mesazhi i madh që bota merr sot, veçanërisht në këtë kohë ku i gjithë globi po kalon një moment të vështirë shëndetësor, financiar dhe shpirtëror. “Sot më shumë sesa kurrë duhet të jemi bashkë dhe të festojmë në familjet tona, duke dhënë mesazhet pozitive që bota shumë shpejt do t’i kthehet normalitetit”, u shpreh Pastor Akili teksa shpejgoi ritualet e veçanta të kësaj dite të shënuar.