Pas Rita Orës, një tjetër këngëtar me famë botërore solidarizohet me shqiptarët! Do të ndërtojë një shtëpi të dëmtuar nga tërmeti!
Written by Radio Travel on 02/12/2019
Pas Rita Orës, një tjetër këngëtar me origjinë shqiptare është sensibilizuar me familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Këngëtari Ermal Meta i është përgjigjur thirrjeve të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, që me financat e tij të ndërtojë një tjetër shtëpi të dëmtuar nga tërmeti. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meta nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale teksa u ka bërë thirrje figurave të tjera por edhe fansave të kontribuojnë për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë në këto ditë të vështira.