Pas përpjekjeve disa vjeçare, dy shtetet ballkanike krijojnë linjën që do të ndryshojë turizmin!
Written by Radio Travel on 25/11/2019
Pas shumë vitesh përpjekje, ka mbërritur tashmë në Pogradec një anije turistike që do të kryejë linjën Pogradec-Ohër e Strugë, por edhe shëtitje turistikë në liqenin e Ohrit, duke i dhënë një tjetër zhvillim e perspektivë qytetit liqenor.”Anija turistike e cila ka kapacitet prej 150 vendesh do të shërbejë për turistë vendas e të huaj në të gjitha sezonet për të bërë të mundur zhvilllimin e tureve turistike përgjatë vijës liqenore brenda dhe jashtë vendit , duke nënkuptuar lundrimin drejt Ohrit dhe Strugës. Anija “Tina turist” krahas lundrimit do të ofrojë dhe shërbimet e barit dhe restorantit gjatë shëtitjes në liqenin e Ohrit duke mos mbetur vetëm në kuadrin e transportit ujor.