Pas pandemisë, Izraeli mirëpret turistët e parë britanik!

Written by on 22/06/2021

Izraeli ka mirëpritur grupin e parë britanik të turistëve që nga shpërthimi i Covid-19, si pjesë e procesit për hapjen graduale të kufijve për vizitorët e vaksinuar ndërkombëtarë. Grupi britanik, që fluturon për në Izrael me British Airways, përbëhet nga 30 vetë dhe do të jetë në Izrael për një periudhë dhjetë ditore, duke vizituar vende të tilla si Jeruzalemi, Nazareti, Deti i Galilesë, Deti i Vdekur dhe Tel Aviv.

Për shkak të programit të suksesshëm të vaksinimit pritet që Izraeli të lejojë hyrjen për udhëtarët individualë të vaksinuar, më 1 korrik./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist