Pas lajmit se patentat shqiptare nuk njihen, reagon ambasada italiane: Po zgjidhim disa probleme teknike!

Written by on 26/07/2021

Pas lajmit se patentat shqiptare nuk njihen ende në Itali, ka reaguar ambasada Italiane në vendin tonë.

“Lidhur me marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqesin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Italiane.

Marrëveshja për njohjen reciproke të patentave në Itali do të jetë e vlefshme për 5 vite./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist