Pas Brexit, britaniket pa viza ne BE !

Written by on 05/04/2019

Parlamenti Europian miratoi mesditen e dates 4 prill një ligj që u jep të drejtën britanikëve të udhëtojnë në Bashkimin Europian pa viza, pas Brexit. Qytetarët britanikë do të jenë në gjendje të qëndrojnë pa viza në Bashkimin Europian deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore. Megjithatë, heqja e vizave pas Brexit do të jepet vetëm nëse Mbretëria e Bashkuar zbaton të njëjtën gjë për qytetarët e Bashkimit Europian. Pas kësaj pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe të bëhet publikimi në Gazetën Zyrtare të BE-së para 12 prillit në mënyrë që të jetë efektiv nëse Britania e Madhe do të largohet nga blloku pa një marrëveshje deri në atë datë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist