Pas Anglisë, ky është shteti i dytë në botë që miraton vaksinën Pfizer!
Written by rt on 10/12/2020
Kanadaja bëhet shteti i dytë në botë pas Anglisë që ka miratuar zyrtarisht vaksinën Pfizer. Në 3-mujorin e parë të vitit të ardhshëm, ky vend pret të ketë vaksinuar 3 milionë njerëz, ku prioritet do të kenë sigurisht grupet e riskut. Deri në 2021-shin, pritet që Pfizer ta furnizojë këtë shtet me 76 milionë doza.