Partizani ka në organikë lojtarin më të shtrejtë të Superiores!
Written by rt on 11/01/2019
Talentet kanë spikatur këtë vit në të gjitha skuadrat e Superligës Shqiptare, duke marë shumbull nga Skëndërbeu i cili këtë strategji ka vite që e aplikon.
Një nga skuadrat që i ka dhënë më shumë hapësirë talenteve të reja ka qenë edhe Partizani i këtij viti si asnjëher në vitet e fundit. Për meritë të stafit por edhe trajnerit Gega në veçanti këto lojtarë kanë bërë mjaft mirë me skuadrën madje edhe më shumë nga ç’mendohej.
Bardhi,Mala,Asani dhe Hila janë disa nga emrat që po shkëlqejnë te Partizani këtë sezon.
E ndonëse Bardhi ka vite që është pjesë e Partizanit i identifikuar në kohë si talent por duke i munguar minutat, është duke bërë një super sezon.
Paraqitjet e tij fantastike kanë rritur vlerën e kartonit duke u vlerësuar plot 600 mijë euro në treg duke u klasifikuar si më i shtrejti.
Në vendin e dytë renditet sulmuesi aktual i Kukësit, Reginaldo me 550 mijë euro e duke vazhduar me trasferimin më të fundit të kuksianëve në këtë merkato nga Luftëtari,Vasil Shkurtaj me vlerë 525 mijë euro.

