Parku i Liqenit, vendtakimi turistik i fundjavës me natyrën dhe argëtimin

Written by on 05/03/2019

Parku i Madh i Liqenit në kryeqytet ishte destinacioni i preferuar i fundjavës ku qytetarë të shumtë shijuan rrezet e diellit pranveror në ambientet e larmishme që tashmë ky park ofron.

Vizitorët e shumtë nga të gjitha grupmoshat u argëtuan me lojëra, muzikë dhe mjaft aktivitete të tjera duke shijuar një eksperiencë fantastike mes miqsh dhe çaste të paharruara me familjen.

Liqeni ofron peizazhe tejet tërheqëse. Në të gjitha orët e ditës do të gjeni plot njerëz që zgjedhin pikërisht këtë hapësirë për të vrapuar apo ecur pranë liqenit artificial.

Shëtitje në natyrë, lojëra në këndin e fëmijëve, hapësirë për të lexuar dhe shumë mundësi të tjera për t’u kënaqur gjenden pikërisht këtu. Ky park tashmë është destinacioni ideal për këdo që do të shijojë natyrën mes argëtimit dhe sporteve.

ata.gov.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist