Parku Divjake – Karavasta me rekord turistesh kete vit
Written by rt on 22/08/2018
Mbi 30 mije turiste kane vizituar nga janari deri ne muajin korrik nje nder parqet kombetare me te bukura te vendit, ate te Divjake –Karavasta, ose 50% me shume se ne 2016. Sipas specialisteve kjo eshte bere e mundur fale investimeve te kryera si ngritja e qendres se vizitoreve, ku ata mund te marrin sherbime te ndryshme kundrejt nje pagese modeste. Ne kete park vizitoret kane mundesi te shetisin me varka apo biçikleta. Se fundmi atje eshte ngritur edhe nje kulle 12 kateshe per vrojtimin e parkut kombetar. Vetem per korrikun parkun e kane vizituar rreth 12 mije turiste te huaj kryesisht nga Franca, Gjermania, Belgjika, Shtetet e Bashkuara , Polonia dhe Çekia.