Parku Detar Karaburun – Sazan me rekord turistesh kete vit
Written by rt on 04/09/2018
Parku Kombetar Detar Karaburun-Sazan ishte nder destinacionet me mbreselenese per 45 000 turistet vendas dhe te huaj. Sipas te dhenave te portit Vlore gjate sezonit turistik verore qershor-gusht, nga porti i Vlores jane nisur 20 000 turiste, nga pika te tjera me anije 13 000 dhe me mjete te vogla 12 000. Rreth 40% e vizitoreve ne Karaburun dhe Sazan ishin shtetas te huaj qe kishin ardhur nga vende te ndryshme si Polonia , Italia, Amerika, Rusia, Finlanda, Suedia e Gjermania.