Parkingjet publike në Tiranë mbushin arkën e Bashkisë

Written by on 28/07/2018

Parkingjet publike në Tiranë mbushin arkën e Bashkisë

Sheshet e vëna në dispozicion si parkingje publike në kryeqytet duket se po krijojnë të ardhura të kënaqshme për Bashkinë e Tiranës. Të dhënat mbi numrin e biletave të shitura në sheshet “Eco Parking” gjatë periudhës Janar-Qershor 2018 të raportuara nga Agjencia Tirana-Parking, tregojnë se në total është regjistruar një shifër prej 359.643 biletash, që i përkasin vetëm 8 shesheve publike. Konkretisht bëhet fjalë për Sheshin Dinamo, Inofosoft, Asllan Rusi, Avni Rustemi, Diga e Liqenit, Qyteti Studenti, Sheshi Skënderbej dhe sheshi Bulevardi i Ri. Muaji më produktiv sa i përket numrit të biletave të shitura ka qenë Marsi, që arrin edhe shifrën më të lartë në 66,860 bileta.  Ndërsa shifrën më të lartë për numrin e biletave të shitura e regjistron “Sheshi Skënderbej” me 111.844 bileta, thuajse sa trefishi i shesheve të tjera dhe kjo për shkak të kapacitetit të tij dhe pozicionimit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist