Parisi, kryeqyteti i parë në botë që po mendon mbylljen e rrugëve për makinat!
Written by Radio Travel on 13/10/2021
Një pjesë e mirë e politikanëve po konsiderojnë mbylljen e shumë prej rrugëve të Parisit për makinat. Ky projektvendim vjen në kuadër të përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe relaksimin e trafikut. Projekti, i njohur si “Qyteti 15-minutësh”, synon t’i afrojë njerëzit me vendet e domosdoshme për ta, duke transformuar zonat urbane dhe duke zvogëluar kohën që duhet për të shkuar nga një vend në tjetrin.
Parisi mund të bëhet kështu kryeqyteti i parë në botë që kufizon hapësirën e makinave për t’i dhënë më tepër përparësi transportit publik, bicikletave dhe këmbësorëve./radiotravel.al