Paralajmërim për hotelet, ky është afati i fundit për të regjistruar subjektet e tyre!

Written by on 18/11/2019

Subjektet të cilat ushtrojnë strukturat akomoduese janë të detyruara të aplikojnë pranë ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për tu pajisur me çertifikatën e kategorizimit, brenda këtij viti., për të përfituar shkallën e reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar. Afati i cili ishte tetori që lamë pas është shtyrë deri në fund të muajit dhjetor.Referuar rregullores, çdo subjekt ka të drejtë të aplikojë në një prej tetë kategorive, që mund të jetë bujtinë, hostel, qendra kurative etj.  Secila prej strukturave duhet të plotësojë një sërë kriteresh që lidhen me kushtet që ofrojnë. Sipas ministrisë së Turizmit, ky proces do të ketë qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve në strukturat akomoduese.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist