Paradoksi i monedhës më të përdorur në botë, nuk lejohet përdorimi në vendin e saj të origjinës!
Written by Radio Travel on 11/01/2020
Dollari është monedha më e përdorur në botë. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, 62% e rezervave financiare të planetit mbahen në dollarë amerikanë, më shumë se dyfishi i zotërimeve të huaja totale të euros, yen dhe renminbi të kombinuara bashkë. Tridhjetë e një kombe e kanë adaptuar atë si monedhën e tyre zyrtare ose i kanë emëruar paratë e tyre sipas saj. Ekziston një vend i vogël në botë ku dollari nuk pranohet dhe është një qytet i vogël në Çeki, që për ironi është edhe vendi ku dollari ka orgjinën e tij 500 vjeçare, ekzaktësisht në janar 1520. Në qytet pranohen vetëm euro,korona,apo rubla ruse.