“Pandemia po përkeqësohet”, një tjetër shtet zgjat bllokimin për 1 muaj!
Written by Radio Travel on 24/03/2021
Listës së vendeve që kanë vendosur të shtyjnë bllokimin edhe me 1 muaj tjetër, i është shtuar edhe Holanda. Pandemia po përkeqësohet në vend dhe për këtë arsye masat kufizuese do të vijojnë të mbeten në fuqi deri më 20 prill. Kafenetë, baret dhe restorantet do të qendrojnë të mbyllura, ndërsa lejohet të funksionojë shërbimi delivery.
Përsa i takon orës policore ajo është vendosur të zgjatet me një orë, konkretisht pas orës 22:00 deri 04:30 të mëngjesit, lëvizja e qytetarëve do të jetë e ndaluar./radiotravel.al