Panairi Nderkombetar i Tiranes, Vas Group me dhurata per vizitoret!

Written by on 22/11/2018

Mbi 300 biznese dhe sipermarrje vendase dhe te huaja nga 20 shtete te botes, deri nga Kina e larget, marrin pjese ne edicionin e 25-te, te Panairi Nderkombetar te Tiranes, organizuar nga “Klik Ekspo Group”. Panairi ka hapur siparin e tij pasditen e e djeshme, ne nje ceremoni ku ishin te ftuar perfaqesues te qeverise shqiptare, perfaqesues te trupit diplomatik te akredituar ne Shqiperi, si dhe perfaqesues te botes se biznesit nga vendi, rajoni dhe bota. Kete vit jane pjese e eventit qindra sipermarres te huaj, te cilet kane vendosur te investojne ne vendin tone ne fusha te ndryshme si turizmi, energjetika, bujqesia, blegtoria, industria agrorushqimore dhe teknologjia. Pjesemarres edhe ne kete edicion te panairit eshte Vas Group qe gjate diteve te panairit do te ofroje  ne stende shume surpriza per vizitoret. Ne daten 23 nentor ne oren 18.00 do te organizohet nje llotari per te dhene 3 cmime, per te kaluar nje fundjave festash ne Premium Beach Hotel me 5 yje ne Durres, nje fundjave ne Tre Canne Hotel me 5 yje ne Budva dhe akomodimi cift per nje fundjave ne Rome. Panairi Nderkombetar i Tiranes do te vijoje deri ne date 24 nentor.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist