OBSH thirrje për shtyrjen e dozës së tretë të vaksinës/ ‘’Nuk dimë nëse ka efektshmëri!’’

Written by on 24/08/2021

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve që të vonojnë administrimin e injeksioneve përforcuese për të paktën dy muaj, për t’u dhënë kohë vendeve me doza të pakëta të vaksinave që të sigurojnë më shumë doza.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar për gazetarët në një konferencë për shtyp, në Hungari, se përparësi duhet t’i jepet rritjes së normave të vaksinimit në vendet ku vetëm 1% ose 2% e popullsisë është vaksinuar. Kreu I OBSH, vuri në dyshim dobinë e vaksinave përforcuese, duke thënë se “ekziston një debat nëse vaksinat përforcuese kanë ndonjë efektshmëri”. Hungaria u bë vendi i parë në Bashkimin Evropian që ofroi vaksina përforcuese dhe iu bashkua një numri në rritje të vendeve, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist