OBSH/ Doza e tretë e vaksinës nuk është emergjente. Duhet të presim ende!

Written by on 21/08/2021

Qëndrimi erdhi pas vendimit të autoriteteve amerikane për të vënë në dispozicion një injeksion përforcues për të gjithë qytetarët duke filluar nga 20 shtatori. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ende po e mban nevojën për një dozë të tretë të vaksinës kundër Covid-19 në muajt e ardhshëm, ndërsa disa vende po mendojnë të fillojnë ta ofrojnë atë në vjeshtë.

“Për momentin të dhënat nuk tregojnë nevojën për një dozë të tretë,” – ka deklaruar kështu në një konferencë shtypi shkencëtarja kryesore e OBSH.

Ekspertja më pas vuri në dukje se fillimi me doza përforcuese me një pjesë të madhe të botës ende të paimunizuar mund të ishte madje kundërproduktive për të gjithë, pasi probabiliteti që variante të reja të mbërrijnë nga këto vende do të rritej. Qëllimi është të sigurohet që të paktën 10% e banorëve të të gjitha vendeve të vaksinohen para se të administrohen doza shtesë.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist