Numri i turisteve kineze rritet me 64% kete vit!
Written by rt on 23/11/2018
Numri i turisteve kineze ne Shqiperi vitin e fundit u rrit 64% ne krahasim me nje vit me pare. Deklaraten e beri ambasadorja e Republikes Popullore te Kines, Jiang Yu ne nje takim me Kryetarin e Kuvendit ne vendin tone. Ambasadorja nenvizoi se te dy vendet kane nenshkruar 28 marreveshje bashkepunimi ne 17 fusha. Nderkohe Kryetari i Kuvendit falenderoi ambasadoren per misionin e saj te suksesshem ne Tirane dhe theksoi se bashkepunimi do te vazhdoje me tej per te terhequr investime per projektet tona ne energji dhe infrastrukturen rrugore, detare dhe hekurudhore.