Nuk pranon të vaksinohesh? Ky vend do të të heqë çdo akses!

Written by on 03/07/2021

Nga 20 gushti Abu Dabi nuk do të pranojë persona pa certifikatën e vaksinimit nëpër vende si qendrat tregtare, restorantet, palestrat, shkollat, resortet dhe pothuajse çdo dyqan. Nga kjo listë përjashtohen vetëm aktivitete jetike si supermarketet dhe farmacitë, ku gjithsesi edhe aty do të merren masa të rrepta sigurie për të pavaksinuarit.

Ende nuk dihet nëse vendimi i rreptë do të përfshijë edhe turistët që për momentin mungojnë, sepse Abu Dabi cilësohet nga vendet perëndimore ende i pasigurt./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist