Nuk keni provuar ende avionin!?Mos u mërzisni, po vjen Treni Fluturues!
Written by rt on 26/07/2018
Nuk keni provuar ende avionin!?Mos u mërzisni, po vjen Treni Fluturues!
Nga stacioni në aeroport, duke qëndruar të ulur në mënyrë komode: treni i ri fluturues është gati të revolucionarizojë sistemet e transportit.Treni ju merr në stacion, arrin në aeroport, dhe nëpërmjet disa krahëve është gati të fluturojë.
E thënë kështu duket si skenari e një filmi fantastiko-shkencor. Por ka nga ata që janë duke menduar të revolucionarizojnë sistemin e transportit. Quhet “Link & Fly” dhe është prototipi i ri i trenit fluturues i prezantuar nga shoqëria franceze Akka Technologies. Në të vërtetë është një hibrid, mes trenit dhe avionit, pasi është i pajisur si me rrota për të lëvizur mbi binarë, si me krahë, të cilët vihen në përdorim kur ai duhet të ngrihet në fluturim. “Pas makinave elektrike, revolucioni tjetër i madh do të ketë të bëjë me aeroplanët” – tha administratori i deleguar i Akka, Maurice Ricci, i cili synon të pushtojë kompani të mëdha aeroplanësh si Boeing Company dhe kompani aziatike që mund të jenë të interesuara”.
Qëllimi është të lehtësojë lëvizjen e pasagjerëve nga vendi i banimit në aeroport, të përshpejtojë kohën e pritjes në aeroporte dhe të lehtësojë imbarkimin. Në këtë mënyrë, pasagjerët mund të hipin në tren nga stacioni më i afërt, të arrijnë në aeroport dhe të nisen. E gjithë kjo pa lëvizur nga vendi i tyre. Treni-avion mund të transportojë 162 pasagjerë. Sigurisht është problemi i kontrolleve të sigurisë përpara imbarkimit, që sipas Akka Technologies mund të bëhet nga personeli nëpërmjet një skanimi të retinës, gjatë udhëtimit drejt aeroportit.