‘’Noma’’ me pronësi shqiptare, shpallet ‘’Restoranti më i mirë në botë!’’

Written by on 06/10/2021

“Noma” në pronësi të shqiptarit Rene Rexhepi është shpallur sërish “Restoranti më i Mirë në Botë”. Njoftimin në Twitter e ka bërë vet restoranti duke konfirmuar këtë çmim.

“Çfarë momenti i pabesueshëm për të gjithë ne në Kopenhagen. Ne jemi shumë të lumtur dhe krenarë që ekipi ynë është votuar restoranti numër 1 në botë”, thuhet në njoftim.

Çmimi i restorantit më të mirë në botë për vit është i pesti më radhë. Ditë më parë, ky restorant kishte marr 3 yje Michelin. Rene Rexhepi është shqiptar nga Tetova, ndërsa nëna e tij është nga Danimarka./radiotravel.al 


Current track

Title

Artist

Background