Njoftim zyrtar nga Kroacia “çfarë do të bëjmë për shqiptarët?!”
Written by Radio Travel on 30/11/2019
Kroacia do të dërgojë në Shqipëri ndihma humanitare me vlerë një million kuna, për të ndihmuar në zbutjen e pasojave të tërmeteve që goditën vendin tonë. Njoftimin zyrtar e ka dhënë qeveria kroate në një deklaratë për shtyp. Kreu i qeverisë kroate ka theksuar se vendi i tij do të dërgojë tenda, gjeneratorë dhe pajisje të tjera të nevojshme për njerëzit që kanë humbur shtëpitë e tyre.