Njoftim i rëndësishëm për shtetasit shqiptar që jetojnë në Gjermani!

Written by on 17/12/2020

Duke filluar nga dje e deri më 10 janar të 2021, Sektori Konsullor i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Berlin pezullon të gjitha takimet dhe shërbimet konsullore. Ecuria e aplikimeve të shtetasve do të varet edhe në varësi të vendimeve që do të merren nga shteti gjerman për periudhën pas datës 10 janar 2021. Një hap i tillë erdhi pas vendimit aktual të shtetit gjerman për t’u futur në karantinë kombëtare. Përsa i takon procedurave, përjashtim do të bëhet vetëm për rastet shumë urgjente shëndetësore apo familjare.


Current track

Title

Artist