Njoftim i rëndësishëm për fluturimet nga aeroporti “Nënë Tereza”!

Written by on 26/11/2019

Informacion për udhëtarë që fluturojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”Si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit mëngjesin e sotëm në orën 03:57 minuta, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, u bë evakuimi i menjëhershëm drejt pikave të grumbullimit, si në zonë tokësore po ashtu dhe në zonë ajrore.Menjëherë janë kontrolluar terminali, pista dhe zonat e manovrimit, i gjithë perimetri dhe stacionet e karburantit. Nga kontrollet e bëra nuk janë rezultuar të kishte dëme nga tërmeti. Në orën 04:28 minuta, situata u normalizua dhe operimet filluan normalisht. Për shkak të situatës së krijuar, fluturimi për në Beograd u nis me 30 minuta vonesë. Njoftojmë qytetarët se operimet në aeroport vijojnë normalisht.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist