Njoftim i rëndësishëm nga Konsullata për shqiptarët në Milano

Written by on 22/06/2021

Konsullata e përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano njofton të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për pasaporta dhe karta identiteti se këto dokumente kanë mbërritur. Dokumentat biometrike që janë gati, do t’ju dërgohen me postë të gjithë qytetarëve që kanë bërë kërkesën dhe pagesën për këtë shërbim. Konsullata rikujton edhe njëherë se të gjitha kartat ID që dërgohen me postë janë të pa aktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren në shërbimet bankare në Shqipëri.

 

Dokumentat biometrike mund të tërhiqen brenda 1 viti nga dita e aplikimit, në rast të kundërt do të konsiderohen të refuzuar./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist