Nje zog behet “pasagjer” ne avionin e “Singapor Airlines”
Written by rt on 15/01/2019
Nje zog behet “pasagjer” ne avionin e “Singapor Airlines”
Nje zog shkakton rremuje ne nje fluturim te linjes mes Singaporit dhe Londres, kur u shfaq papritur ne kabinen e klasit biznes gjate nje udhetimi prej 12 oresh, njoftoi sot kompania “Singapore Airlines”. Fotot dhe videot e shperndara ne rrjetet sociale tregojne nje zog te llojit mina, ngjyre kafe, te ulur ne nje prej mbeshteteseve te kokes se sediljeve, dy ore para se avioni te ulej ne kryeqytetin britanik. Zogu u kap nga anetaret e ekuipazhit me ndihmen e disa pasagjereve dhe pas uljes se avionit ne Londer iu dorezua autoriteteve aeroportuale per ta vendosur ne karantine. Nuk dihet ende se si zogu kishte arritur te futej ne bordin e fluturimit. Ky zog, me origjine nga Azia juglindore, nuk ishte regjistruar ne fluturim dhe nuk kishte asnje etikete identifikimi. Sipas kompanise “Singapore Airlines”, nje vend ne klasin biznes ne fluturimin Singapor-Londer kushton 4 400 dollare.