Një yll me emër shqiptar në galaksi!

Written by on 19/12/2019

Në 100 vjetorin  e “Bashkimit Ndërkombëtar Astronomik” , çdo shteti i është caktuar një yll, i cili do të mbajë emrin e vendosur nga populli i tij. Për emrin shqiptar  u propozuan shumë emra nga historia, gjeografia, kultura apo edhe fjalë shqip dhe në fund të garës ka fituar emri “Illyrian” dhe planetin rrethues “Arbër”. Bashkimi Ndërkombëtar Astronomik ka certefikuar yllin që i përket vendit tonë. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale nismëtarja e fushatës për të gjetur emrin e yllit të shqiptarëve , Mimoza Hafizi e cila është pedagoge pranë fakultetit të Shkencave të Natyrës. Zbuluar në vitin 2011, ylli ndodhet 416 vite dritë larg nesh dhe mund të shihet me lehtësi nëpërmjet teleskopit.


Current track

Title

Artist

Background