Një tjetër “hyrje” dinjitoze i shtohet kryeqytetit

Written by on 25/07/2018

Një tjetër “hyrje” dinjitoze i shtohet kryeqytetit

Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e hyrjes së katërt për në kryeqytet dhe bëhet fjalë konkretisht për segmentin rrugor nga mbikalimi i Shkollës Teknologjike deri në Kombinat. Kryebashkiaku, Erion Veliaj, inspektoi punimet që po kryen në këtë aks, ndërsa theksoi se Tirana do të ketë një tjetër hyrje dinjitoze, me standarde dhe korsi të dedikuara për biçikletat. Ndërkohë, krahas aksit kryesor, po vijojnë punimet edhe në rrugët dytësore, për një rrjet të plotë të rrugëve të asfaltuara në zonë.. Ky investim do t’u vijë në ndihmë jo vetëm banorëve të Njësisë 6, por edhe automjeteve që vijnë nga jugu apo perëndimi, që do të përdorin rrugën nacionale nga Ndroqi, e cila gjithashtu do të rikonstrukt ohet.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist