Një pistë rrethore ajrore, e ardhmja që do të revolucionarizojnë aviacionin!

Written by on 15/12/2020

Deri në vitin 2050 pistat ajrore rrethore mund të ndryshojnë rrënjësisht aviacionin komercial dhe në të njëjtën kohë të rrisin kapacitetin e aeroporteve. Ndërtimi i një piste rrethore mund të lejojë volume më të mëdha trafiku ajror, si dhe uljen e ngritjen e disa avionëve njëherazi. Sipas inxhinierit të qendrës euronautike Henk Hesselink, dizajni i ri besohet se është më i sigurtë se ato të pistave të zakonshme pasi eviton erërat në drejtime të ndryshme. Sipas tij, kjo mund të jetë një zgjidhje me të cilën avionët mund të ngrihen dhe ulen pavarësisht kushteve të motit.


Current track

Title

Artist

Background