Nje pikture e Max Beckmann shitet per 4.7 milione euro ne Gjermani!

Written by on 01/06/2018

Nje tablo e piktorit ekspresionist gjerman, Max Beckmann “Egjiptiania” u shit sot ne ankand ne Berlin per 4,7 milione euro, nje shume qe nuk ishte arritur kurre me pare ne nje ankand te veprave te artit ne Gjermani. Vepra, nje tablo ne vaj u pikturua ne vitin 1942 ne Holande nga Beckmann dhe u vleresua fillimisht per dy milione euro. Vepra u ble nga nje bleres anonim gjate shitjes ne kompanine berlineze te ankandeve “Villa Grisebach”. Ky eshte çmimi me i larte i regjistruar ndonjehere me pare ne Gjermani ne kuader te ankandeve te veprave te artit.

 


Current track

Title

Artist

Background