Një e treta e miliarderëve e kanë pasurinë në parajsat fiskale

Written by on 08/03/2019

Një e treta e miliarderëve britanikë e vendosin pasurinë e tyre në parajsat fiskale, raporton sot ‘’Times’’ në një investigim që flet për një eksod të vërtetë gjatë dekadës së fundit.

E përditshmja sqaron se ka identifikuar se vetëm 28 nga 93 miliarderë britanikë kanë vendosur paratë e tyre në territore që kanë taksa shumë të ulëta apo ishin në proces të ndërmerrnin një hap të tillë. Në mesin e tyre, gjysma e kishin marrë këtë vendim gjatë dekadës së kaluar.

‘’Times’’ sqaron se destinacionet më popullore për paratë e britanikëve shumë të pasur janë Monako, ishujt anglo-normandisë të Jersey dhe Guernesey si dhe Zvicra.

Avantazhi për ata është se duke zgjedhur një regjim tatimor si jorezident në Britaninë e Madhe mund të vijojnë të zotërojnë biznese në vend duke shmangur pagesën e një takse prej 38,1% mbi dividentët dhe një takse prej 20% mbi fitimet në kapital të realizuara në rast të rishitjes së aksioneve.

Përveç miliarderëve, e përditshmja thekson se 6 800 britanikët që e kanë vendosur vendbanimin e tyre në një parajsë fiskale menaxhojnë rreth 12 000 biznese të vendosura në Britaninë e Madhe.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist