Një dozë e tretë e vaksinës?! Bashkimi Europian paralajmëron pasoja ligjore për vendet e bllokut.
Written by Radio Travel on 27/08/2021
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar vendet e bllokut evropian se mund të përballen me pasoja ligjore për shkak të rekomandimeve të një doze shtesë të vaksinës për qytetarët e tyre. Komisionit Evropian thotë se dozat përforcuese nuk janë miratuar ende nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të mbajnë barrën e çdo pasoje ligjore dhe kërkesash për kompensim në rast se dikush ka efekte anësore të papritura. Në disa vende evropiane, pacientët që kanë patur ankesa i janë drejtuar dyerve të gjykatës për të zgjidhur çështjet e tyre.
Radio Travel.al

FILE PHOTO: Vials labelled “COVID-19 Coronavirus Vaccine” and syringes are seen in front of a displayed EU flag in this illustration taken, February 9, 2021. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration