Nje destinacion I ri per adhuruesit e lartesive…
Written by rt on 02/04/2019
75 turiste nga Kosova, Gjermania dhe Austria te apasionuar pas ngjitjes dhe lartesive kane vizituar nje destinacion te ri turistik sic eshte Maja e Gjallices, 2489m mbi nivelin e detit. Kohet e fundit, pervec bregdetit Shqiperia eshte kthyer ne nje destinacion te preferuar sa i perket turizmit malor, pasi terrenet jane te pershtatshme per turizem eksplorimi dhe ngjitjeje. Ofertat jane gjithashtu ndër me te favorshmet ne rajon. Grupi i “Shoqatës Alpiniste të Gjilanit” u ngjit të dielën drejt malit të Gjallicës, ku terreni është me vështirësi mesatare dhe gjatësia e shtegut është rreth 14 km në të dy drejtimet. Udhetimi zgjati 8 orë vajtje – ardhje ndersa ngjitja rreth 5 ore.