Nje “Craft” ne dite mban doktorin larg!
Written by rt on 28/06/2018
Nje “Craft” ne dite mban doktorin larg!
Neser tek Pazari I Ri ne Tirane mund te kaloni nje mengjes ndryshe pasi CreativeMornings sjellin nje event shum interesant! ZEJTARIA është tema e muajit qershor e CreativeMornings.
Në 180+ qytete nga 65 vende të botës do të flitet rreth kësaj teme e në Tiranë do të jetë Bukuroshe Sinanaj, që do të ndajë eksperiencën e vet kreative e të përkushtuar ndaj zejtarisë me projektet e saj në Atelier minimal dhe Recycle JEANS. Bukuroshe Sinanaj ishte sot e ftuar ne programin Travel Club ku foli me shume rreth ketij eventi I quajtur Craft!
Ajo u shpreh se: “Zejtaria për mua është mjeshtëri në aplikim, në sajë të një arsenali empirik, por që vjen në një formë tërësisht origjinale, në vepra arti.
Eksperienca ime e parë kreative ka qenë para 13 vitesh, në moshën 16-vjeçare, në një formë krejt të natyrshme. Aty kuptova se craft-i jo vetëm më përmbushte nevojat spirituale, por dhe ato konkrete të përditshmërisë.Produktet e craft-it kanë avantazhin se nuk mbeten veç në të qenit vepra arti veç për ekspozim, por funksionale të dobishme, pra kanë një vlerë të shtuar të pamohueshme.
Eventi do të mbahet të premten, datë 29 qershor, ora 9:30 te Pazari i Ri.
Intervista e Plote Video