Një aplikacion për të rihapur kufijtë pa karantinë dhe për të rifilluar fluturimet!
Written by rt on 03/12/2020
Disa kompani dhe agjensi po punojnë për një zgjidhje që mund të sigurojë udhëtime të sigurta për të gjithë. Njëra nga këto zgjidhje është planifikuar të jetë gati shumë shpejt dhe është përgatitur nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror. IATA është duke punuar për Travel Pass, një lloj pasaporte globale shëndetësore që mund të lejojë njerëzit të fillojnë të fluturojnë përsëri duke siguruar gjithashtu që të gjitha rregullat e shëndetit janë duke u respektuar. Duke funksionuar edhe si një aplikacion, udhëtarët mund të kontrollojnë rregulloret anti-COVID të vendit ku po fluturojnë dhe të shohin se ku është laboratori më i afërt në të cilin mund të testohen. Laboratorët më pas do të ngarkojnë direkt rezultatet e tyre në aplikacion në mënyrë që të jetë i besueshëm dhe i azhurnuar.