Nisma “Te pastrojme Shqiperine” me 25 maj ne te gjithe vendin!

Written by on 24/05/2018

Ndergjegjsimi i njerezve per te mbajtur nje mjedis sa me te paster eshte nje nder ceshtjet me te trajtuara ne vendin tone per vite me radhe duke u kthyer shpesh ne kauze per ata qe ne menyre vullnetare kane ndermarre aksione pastrimi ne zonat me problematike te Shqiperise. Pastertia e mjedisit eshte nder elementet me te rendesishem per nje jete me te shendetsshme dhe per zhvillimin e nje vendi ne te gjitha aspektet e sidomos turizmin. Aksioni i radhes do te zhvillohet me 25 maj dhe synon te shtrihet ne te gjithe vendin. Ai eshte organizuar nga Green Line Albania. Per  te na folur per kete nisem ne studion e Travel Club ishte i ftuar Rrahim Jata , koordinator dhe vullnetar prane kesaj organizate qe theksoi se aksioni “ Te pastrojme Shqiperine” eshte shume i rendesishem dhe synon nje pjesmarrje te gjere te vullnetareve te gatshem per te pastruar ambjentin ku jetojne. Nisma do te zhvillohet me 25 maj duke nisur nga ora 9.00 deri ne oren 15.00 ne menyre te koordinuar ne zona te ndryshme te vendit por gjithkush mund te jape kontributin e tij per mbajtjen paster te mjedisit. Ne keto vite ku jane marre disa aksione pastrimi ne Shqiperi e sidomos ne zonat bregdetare Jata pohon se situata ka ndryshar pozitivisht si tek ndergjegjsimi i njerezve qe duke pastruar sot e kane me te veshtire per te ndotur neser, si dhe tek perfshirja e te rinjeve ne keto aksione vullnetare numri i te cileve eshte rritur gjithnje e me shume. Jata tha se aktualisht situata me problematike mbetet ne lumenjte e vendit , nje pjese e mire e te cileve jane kthyer ne vendgrumbullim mbeturinash por pas nuk mbeten edhe zonat e banuara apo fatkeqsisht edhe zona turistike te cilat lene nje pershtypje negative edhe tek turistet e huaj qe vijne ne vendin tone. Rrahimi pohoi se aksionet e Green Line Albania do te vijojne edhe me tej, nderkohe qe permend nje prej me te rendesishmeve qe do te jete ai i dates 15 shtator “Let’s do it World” qe synon te perfshije gjithe boten ne nje dite te vetme ne pastrimin e mjedisit. Te gjithe te rinjte apo vullnetaret qe duan te japin kontributin e tyre per nje mjedis me te pater mund ti bashkohen ketyre nismave.  

Intervista e Plote : Video

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist