Nisin reshjet e para të dëborës, mungesë energjie në disa zona të vendit
Written by rt on 28/12/2020
Në pjesën veriore të vendit kanë nisur reshjet e para të borës. Gjatë 24 orëve të fundit mësohet se është zbardhur Bulqiza, bashkia e Pukës, një pjesë e Shkodrës si dhe zonat turistike të Thethit, Vermoshit dhe Lepushës. Deri më tani nuk raportohet për bllokim të akseve rrugore, por vetëm probleme me ndërprerjen e energjisë elektrike. Policia u bëri thirrje drejtueseve të automjeteve, të cilët lëvizin në rrugët rurale qe të përdorin zinxhirë.