Nisin punimet ne segmentin Shkozet – Durres, bllokohet qarkullimi ne autostrade

Written by on 25/06/2018

Nisin punimet ne segmentin Shkozet – Durres, bllokohet qarkullimi ne autostrade

Qe prej ores 6 te mengjesit te sotem, ka nisur faza e katert e punimeve per riparimin e shtresave asfaltike ne aksin Tirane – Durres. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojne median dhe opinionin publik se punimet do te vazhdojne ne segmentin Shkozet – Durres ne drejtimin Tirane – Durres. Plani operacional i nderhyrjes dhe devijimit te trafikut per te shmangur bllokimin e qarkullimit bllokimin ose devijimin e trafikut deri ne oren 22.00 te dites se sotme. Trafiku ne drejtim Tirane-Durres devijohet ne mbikalimin e Shkozetit ne drejtim te rruges se Unazes se Shkozetit . Pas perfundimit te nderhyrjes ne segmentin Shkozet – Durres do te filloje nderhyrja ne drejtimin Durres – Tirane per te cilat udhetaret do te informohen serish.


Current track

Title

Artist

Background