Nis tranformimi i qytetit, për një muaj gjithçka do të duket ndryshe!
Written by Radio Travel on 25/11/2019
Fondi prej 20 milion lekësh është vënë në dispozicion të projekteve që prekin kryesisht rikonstruksionin e rrugëve, nga bashkia e Mallakastrës. Nga ky fond një pjesë e konsiderueshme do të vihen në funksion të qytetit të Ballshit. Projekti parashikon krijimin e një hapësire reaktive në zonën e liqenit artificial të Ballshit. Përfshihen gjithashtu pastrami dhe rehabilitimi i liqenit, ndërtimi i një shëtitoreje, korsi biçiklete , shesh në funksion të argëtimit dhe lojrave, gjelbërimit të zonës shtylla ndriçimi, apo mjedise çlodhëse. Investimet në qytetin e Ballshit pritet të kryhen brenda një afati, 1 muaj që nga nënshkrimi i kontratës e subjektin fitues.