Nis tranformimi i qyteti bregdetar, ja ku do të ndërtohet parku më i madh publik!
Written by Radio Travel on 03/12/2019
Porto Romano do të transformohet në një park të madh publik për qytetin e Durrësit. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bashkë me ministrinë e Kulturës do të përgatisin një akt me sekretarin e Përgjithshëm për të filluar paralelisht transformimin e plotë të mbetjeve në Porto Romano”, ka theksuar Rama. Qytetarëve do t’u sigurohen banesa më të sigurta se ato që kanë patur për ta nxjerrë qytetin nga kalvari i goditjes së rëndë të 26 nëntorit.