Nis restaurimi i shtepise se vellezerve Frasheri ne Permet
Written by rt on 22/06/2018
Nis restaurimi i shtepise se vellezerve Frasheri ne Permet
Nis puna per restaurimin e baneses se vellezerve Frasheri, ne Permet. Kjo banese eshte monument kulture i kategorise I-re. Projekti i hartuar nga specialistet e Institutit te Monumenteve te Kultures, synon t’i riktheje shkelqimin e munguar kesaj pasurie te trashegimise sone kulturore, nepermjet restaurimit te elementeve konstruktive dhe arkitektonike te objektit, restaurimin e ekspozitoreve dhe vitrinave, si dhe nderhyrjeve rehabilituese ne sistemimet perreth baneses. Gjithashtu, terreni perreth baneses, brenda rrethimit, do t’i nenshtrohet nderhyrjeve rehabilituese te pergjithshme. Shtepia-muze gezon ne fondin e saj libra e doreshkrime te vellezerve Frasheri dhe pas restaurimit do te kthehet ne nje destinacion akoma dhe me terheqes per vizitoret ne Permet.