Nis rehabilitimi i rruges per ne kalane e Beratit!

Written by on 31/05/2018

Pas 36 vitesh ka nisur rehabilitimin rruga per ne kalane e Beratit.Nderhyrja eshte pjese e nje pakete investimesh prej rreth 13.5 milione euro, ne kuader te projektit per zhvillimin e integruar dhe turizmin qe po zbaton Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Kalldremi i ri i rruges eshte parashikuar te shtrohet me gur te zi me origjine nga rrethinat e Beratit, i cili do e unifikoje rrugen me kalane, duke i dhene nje dimension te ri kulturor dhe historik.“Mihal Komneno” do te sherbeje vetem si rruge kembesore per ne kala. Qarkullimi i mjeteve drejt kalase do te kryhet nepermjet rruges “Muzak Topia” per te cilen fillon rikonstruksion gjate ketij viti.Pjese e paketes se investimeve per Beratin eshte pika panoramike Tabja dhe sheshi perpara saj, qe do te rehabilitohet teresisht.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist