Nis muaji i hapur i vaksinimit masiv, mjafton dëshira dhe karta e identitetit!
Written by Radio Travel on 02/08/2021
Gushti do të jetë muaji i hapur i vaksinimit anti-Covid për të gjithë qytetarët që janë 18 vjeç e lart. Vetëm me kartën e identitetit, qytetarët mund të paraqiten në çdo qendër vaksinimi ose në qendrën shëndetësore pranë banimit, ku mund të shkojnë të bëjnë vaksinën.
Qendrat do të jenë të hapura nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes. /radiotravel.al